Foda: Respekt për Zvicrën, por nuk kemi frikë – Synojmë një rezultat të madh

HomeKombëtaretKosova

Foda: Respekt për Zvicrën, por nuk kemi frikë – Synojmë një rezultat të madh

Në prag të ndeshjes shumë të pritur mes Zvicrës dhe Kosovës, trajneri i përfaqësueses kosovare, Franco Foda, ka folur me qartësi dhe vetëbesim për sfi

Ron Raçi zëvendëson Florent Hadërgjonajn e lënduar – Zhegrova lirohet 
Kosova synon rikthimin ndaj Suedisë – Foda dhe Vojvoda: Duhet të tregojmë fytyrë tjetër
Franco Foda: Karakteri ishte çelësi i fitores! Vedat Muriqi: Ky shpirt luftarak ka qenë gjithmonë me ne

Në prag të ndeshjes shumë të pritur mes Zvicrës dhe Kosovës, trajneri i përfaqësueses kosovare, Franco Foda, ka folur me qartësi dhe vetëbesim për sfidën që i pret djelmoshat e tij.

“Nuk kemi pse të kemi frikë. Zvicra është një skuadër e fortë, me paraqitje të denja në Kampionate Botërore dhe Evropiane, por edhe ata do të na respektojnë ne, ashtu si çdo kundërshtar tjetër që do të na ketë përballë,” tha Foda, duke nënvizuar se Kosova hyn në fushë me respekt, por jo me inferioritet.

Trajneri austriak theksoi rëndësinë që do të kishte një kualifikim eventual për ekipin kombëtar:

“Nëse arrijmë kualifikimin, do të ishte një arritje e madhe për ne. Është një rrugë e gjatë dhe kemi kundërshtarë të fortë, por futbolli ka treguar shpesh që rezervon surpriza. Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe.”

Foda foli edhe për atmosferën që e pret skuadrën në këtë përballje:

“Kam dëgjuar që gjithmonë ka pasur atmosferë të mirë në përballjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Shpresojmë të kemi sa më shumë përkrahës në anën tonë dhe të arrijmë t’i shpërblejmë me lojë.”

Ai premtoi një qasje më të hapur dhe atraktive për të kënaqur tifozët:

“Do të luajmë me një stil më të hapur. Objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të kënaqim publikun që do të na mbështesë.”

Ndeshja Zvicër–Kosovë pritet të zhvillohet nesër, dhe përfaqësuesja dardane synon të marrë një rezultat pozitiv që do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim historik.