Franca dominon Islandën dhe siguron kreun e Grupit D në EuroBasket 2025

HomeSportet tjeraBasketboll

Franca dominon Islandën dhe siguron kreun e Grupit D në EuroBasket 2025

Me një paraqitje spektakolare në parket, Franca ka treguar edhe njëherë pse shihet si një nga favoritët kryesorë të EuroBasket 2025. “Gjelat” shkatërr

Lauri Markkanen: Në disa drejtime, FIBA mund të jetë më e vështirë se NBA
Donçiç magjik, Sllovenia në çerekfinale – trajneri i Italisë jep dorëheqjen pas disfatës
Peshiç shpërthen pas eliminimit të Serbisë: Lojtarët ishin të papërgatitur, shkonin në kishë në vend të stërvitjes

Me një paraqitje spektakolare në parket, Franca ka treguar edhe njëherë pse shihet si një nga favoritët kryesorë të EuroBasket 2025. “Gjelat” shkatërruan Islandën me shifrat 114:74, duke e mbyllur fazën e grupeve me bilanc 4-1 dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin D.

Zaccharie Risacher ishte lojtari i ndeshjes me 15 pikë (6/8 saktësi) dhe 7 kërcime, ndërsa ekipi funksionoi në mënyrë të përsosur si një bllok i bashkuar.

Kapiteni Guerschon Yabusele theksoi se sekreti i Francës është miqësia dhe uniteti brenda ekipit:

“E njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin në çdo moment. Kjo është forca jonë kryesore.”

Bilal Coulibaly shtoi se “lojë e shpejtë dhe mbrojtja e ashpër” janë armët me të cilat Franca ka imponuar ritmin ndaj çdo kundërshtari.

Edhe Sylvain Francisco e përforcoi këtë mesazh:

“Kur vrapojmë dhe i shënojmë goditjet tona, është e pamundur të na ndalë dikush. Jemi gati të përballemi me këdo.”

Me vendin e parë të siguruar, Franca do të udhëtojë drejt fazës eliminatore në Riga me shumë besim dhe ambicie, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si superfuqi e basketbollit evropian.