Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë shprehet i gatshëm ta blejë klubin e vendlindjes

HomeKombëtaretShqipëria

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë shprehet i gatshëm ta blejë klubin e vendlindjes

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, u raportua se një futbollist i Kombëtares shqiptare është shumë afër marrëveshjes pë

E pazakontë: Katër tifozë holandezë të Groningenit, tifozë të Kosovës!
Kryetari i FFK-së ka reaguar mbrëmë vonë pas mesnatës, por komentuesit shpërthyen me kritika dhe ironi
Kosova U21 nis kualifikimet për Euro 2027, Toverlani: Spanja dhe Rumania janë favoritë, por nuk dorëzohemi

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, u raportua se një futbollist i Kombëtares shqiptare është shumë afër marrëveshjes për të blerë klubin e Lushnjës.

Bëhet fjalë për Rey Manajn, i cili ka nisur bisedimet për të marrë në pronësi skuadrën nga qyteti i tij i origjinës.

“Moda e futbollistëve të suksesshëm që blejnë klube ka mbërritur edhe në Shqipëri. Rey Manaj po bën një hap të madh duke investuar te Lushnja. Ky është një model që na duhet për të ecur përpara”, u shpreh moderatori i emisionit.

Rey Manaj

Edhe të ftuarit në studio e pranuan se sulmuesi i Kombëtares është kandidati kryesor për këtë blerje, duke pasur parasysh lidhjet e tij të ngushta me Lushnjën.

Ky hap do ta vendoste Manajn në të njëjtën linjë me emra të mëdhenj të futbollit botëror që kanë zgjedhur të investojnë në klube, si David Beckham, pronar i Inter Miamit në SHBA, apo Ronaldo “Fenomeni”, i cili prej disa vitesh zotëron Real Valladolid në Spanjë.