Galatasaray trondit Liverpoolin, Bayern dominon, Atletico ngadhënjen, Tottenham zhgënjen në veri

HomeFutboll Internacional

Galatasaray trondit Liverpoolin, Bayern dominon, Atletico ngadhënjen, Tottenham zhgënjen në veri

Inter dhe Marseille shkëlqejnë, Chelsea fiton minimalisht – Galatasaray ndal Liverpoolin, Bayern dominon, Atletico bind, Tottenham fundoset në veri J

Atletico Madrid turpëron Real Madridin në derbin e zjarrtë të kryeqytetit!
Atletico shpërthen 22 – gola në 9 ndeshje në dicionin e ri
VIDEO: Golat nga ndeshjet e sotme nga Liga e Kampionëve

Inter dhe Marseille shkëlqejnë, Chelsea fiton minimalisht – Galatasaray ndal Liverpoolin, Bayern dominon, Atletico bind, Tottenham fundoset në veri

Griezmann

Griezmann

Java evropiane solli një kombinim emocionesh dhe surprizash. Inter fitoi bindshëm 3-0 ndaj Slavias me dygolëshin e Lautaro Martinez dhe një gol të Dumfries, duke treguar formë të lartë.

Chelsea mjaftoi me një autogol të Rios për të mposhtur Benficën 1-0 në “Stamford Bridge”.

Marseille shkëlqeu me një fitore të thellë 4-0 ndaj Ajax-it, duke dominuar nga fillimi në fund.

Ndërkohë, Galatasaray tronditi sërish Liverpoolin në Stamboll me një penallti të Osimhen (1-0), duke lënë anglezët me vetëm një fitore në tokën turke.

Bayern Munich u tregua i pamëshirshëm ndaj Pafos-it në Qipro (1-5), duke siguruar vendin e parë në grup.

Atletico Madrid triumfoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt, duke fundosur gjermanët me një lojë të bindshme.

Ndërkohë, Tottenham u ndal nga Bodo/Glimt në Norvegji (2-2), duke u dorëzuar në të ftohtin skandinav megjithëse në fund shpëtuan një pikë të vlefshme pas disavantazhit 2-0.

Liverpool

Liverpool

 

Video: Golat, xhiroja e dytë e Ligës së Kampionëve