Gjermania ka mposhtur Slloveninë me rezultatin 99:91 dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Eurobasket 2025, ku të premten do të përballet me Finlan
Gjermania ka mposhtur Slloveninë me rezultatin 99:91 dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Eurobasket 2025, ku të premten do të përballet me Finlandën. Donçiç thyen rekord me 39 pikë të shënuara.
Sllovenia e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen dhe në fund të çerekut të parë kishte avantazh prej 11 pikësh (21:32). Megjithatë, gjermanët u rikthyen gradualisht, duke dominuar në dy periodat pasuese. Me një seri prej 12:0, ata kaluan në epërsi në fillim të çerekut të fundit.
Pjesa e fundit e lojës ishte e tensionuar. Luka Donçiç mbajti gjallë shpresat e sllovenëve me lëvizje spektakolare, por u detyrua të luante me kujdes në mbrojtje për shkak të problemeve me faullet. Në fund, treshja gjermane Franz Wagner, Dennis Schröder dhe Daniel Theis u tregua shumë e fortë për Slloveninë e ku shkëlqeu Donçiç me 39 pikë të shënuara, çka përbën rekord evropian për fazën çerekfinale.
Më herët, Finlanda siguroi për herë të parë në histori një vend në gjysmëfinale duke mposhtur Gjeorgjinë. Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet mes Greqisë dhe Turqisë. Të dyja gjysmëfinalet do të luhen të premten, ndërsa finalja dhe dueli për vendin e tretë janë parashikuar për të dielën.

Gjermanët analizojnë Donçiçin para çerekfinales: Dembel, i shkujdesur, i padisiplinuar…

