Mesfushori i Barcelonës, Gavi (21), do të mungojë nga fusha për rreth pesë muaj pas një operacioni në gju, njoftoi klubi katalanas. Futbollisti i ri i
Mesfushori i Barcelonës, Gavi (21), do të mungojë nga fusha për rreth pesë muaj pas një operacioni në gju, njoftoi klubi katalanas. Futbollisti i ri i përfaqësueses spanjolle u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit të djathtë.
Gavi kishte pësuar më herët një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) në nëntor të vitit 2023, ndërsa këtë herë u lëndua gjatë një seance stërvitore në gusht, pasi kishte marrë pjesë në dy ndeshjet e para të kampionatit spanjoll këtë sezon.
“Gavi iu nënshtrua një artroskopie për të trajtuar dëmtimin në meniskun medial, i cili është qepur. Koha e parashikuar për rikuperim është rreth katër deri në pesë muaj”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit, publikuar të martën mbrëma.
Barcelona aktualisht renditet në vendin e dytë në La Liga, pesë pikë prapa Real Madridit, por me një ndeshje më pak. Të enjten, katalanasit do të luajnë në transfertë ndaj Real Oviedos.

