Skuadra e basketbollit KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot afrimin e katërt të huaj për sezonin 2025/2026. Bëhet fjalë për Joe Reece, një lojtar a
Skuadra e basketbollit KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot afrimin e katërt të huaj për sezonin 2025/2026.
Bëhet fjalë për Joe Reece, një lojtar amerikan i lindur në St. Louis, Missouri, i gjatë 2.02 metra. Reece vjen nga kampionati austriak, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Swans Gmunden në Superligën e Austrisë.
Ky është përforcimi i katërt ndërkombëtar që klubi nga Suhareka ka prezantuar këtë verë, pas afrimeve të mëhershme të Tre’von Allen, Dwayne Cohill dhe Lovre Basic.
Tre’von Allen është një fundor i lindur më 16 shkurt 1998 në Clarkston, Washington. Me gjatësi 1.87 metra, ai vjen nga ekipi AS Karditsas në Greqi, ku në sezonin 2024/2025 regjistroi mesatarisht 11.3 pikë për ndeshje, 2.5 kërcime, 2 asistime, 0.6 topa të vjedhur, 0.1 bllokada.
Dwayne Cohill është një emër tjetër i ri në radhët e Yllit. Ai vjen nga kampionati sllovak, ku me ekipin Spisski Rytieri shënoi mesatarisht 17.5 pikë për ndeshje sezonin e kaluar, duke u konfirmuar si një pikëshënues i besueshëm.
Lovre Basic, ndërkohë, është një fundor kroat, i lindur më 10 janar 1995 në Zarë, i gjatë 1.90 metra. Ai vjen nga skuadra Zabok në elitën e basketbollit kroat. Në sezonin 2024/2025, Basic shënoi: 10.8 pikë për ndeshje, 1.9 kërcime, 4.6 asistime, 1.2 topa të vjedhur, 0.1 bllokada.
Me këto përforcime, KB Ylli po ndërton një skuadër konkurruese me ambicie të qarta për sukses në kampionat dhe arenën ndërkombëtare.

KB Golden Eagle Ylli
https://kacanik24.com/golden-eagle-ylli-kerkon-titullin-e-trete-ne-50-vjetorin-e-themelimit/

