Skuadra e Vushtrrisë ka pësuar sot humbjen e parë në këtë fillim kampionati të Ligës së Parë, nga skuadra surprizë Tefik Çanga. Por problemet brenda k
Skuadra e Vushtrrisë ka pësuar sot humbjen e parë në këtë fillim kampionati të Ligës së Parë, nga skuadra surprizë Tefik Çanga.
Por problemet brenda klubit duken edhe më të mëdha se sa rezultatet në fushë. Vushtrria është pa paga që nga nisja e edicionit, ndërkohë që kanë qarkulluar zëra për emërimin e gjeneralit Rrahman Rama si kryetar i klubit.
Pas ndeshjes së sotme, kryetari i tifogrupit vushtrrias, Irfan Shtitarica, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar dorëheqjen e shtabit teknik.
Ndërkohë, Kuvendi i klubit pritet të mblidhet nesër nga ora 19:00. Megjithëse nuk pritet që Gjeneral Rama të emërohet kryetar, sipas burimeve, në krye të klubit mund të vendoset një person i afërt me të dhe me grupimin tjetër që ka lidhje me Komunën e Vushtrrisë.
Çfarë do të ndodhë më tej me skuadrën pretendente, mbetet të shihet.

