Hendboll: Besa Famgas mposht bindshëm Kastriotin në kryendeshje!

HomeSportet tjeraHendboll

Hendboll: Besa Famgas mposht bindshëm Kastriotin në kryendeshje!

Me një paraqitje të sigurt dhe dominuese nga fillimi e deri në fund, Besa Famgas ka dalë fituese në derbin ndaj Kastriotit të Ferizajt. Ndeshja u zhvi

Hendboll: Vëllaznimi fiton derbin e vjetër ndaj Trepçës në aksionin e fundit, sonte kryendeshja Besa-Kastrioti
Hendboll: Fillon edicioni i ri i Superligës, fitojnë skuadrat favorite
Ndërron jetë Erduan Nallbani, personaliteti që gjithë jetën ishte pjesë e hendbollit kosovar!

Me një paraqitje të sigurt dhe dominuese nga fillimi e deri në fund, Besa Famgas ka dalë fituese në derbin ndaj Kastriotit të Ferizajt. Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe përfundoi me rezultatin 37:29 në të mirë të vendasve.

Qysh në fillim, pejanët e kontrolluan ritmin e lojës, duke krijuar një epërsi të hershme 4:1. Në mesin e pjesës së parë rezultati ishte 13:6, ndërsa pjesa e parë u mbyll me tetë gola avantazh për Besën – 21:13.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra pejane e ruajti me lehtësi epërsinë, e cila në një moment arriti deri në dhjetë gola, 36:26, për të vulosur fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Më efikasi për Besën ishte Ahmed Zayan Amr Ali me 12 gola, i ndihmuar nga Deniz Terziqi me 8 dhe Jon Vokshi me 6. Në portë shkëlqyen Olt Kabashi dhe Flakrim Beqiraj me pritjet e tyre vendimtare.

Nga ana tjetër, për Kastriotin më të dalluarit ishin Alban Haziri, Adonit Isufi dhe Felipe Teixeira, secili me nga pesë gola. Kjo ishte humbja e parë për skuadrën nga Ferizaj në këtë edicion.