Incident i rëndë në Ferizaj – ndërpritet ndeshja me Prishtinën pas përleshjes së tifozëve

HomeFutboll VendiAlbi Mall Superliga

Incident i rëndë në Ferizaj – ndërpritet ndeshja me Prishtinën pas përleshjes së tifozëve

Ndeshja e Superligës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës u ndërpre vetëm pas 10 minutash lojë, për shkak të trazirave jashtë stadiumit, përpar

FFK zhvendos derbin Prishtina – Ballkani në Hajvali
Analizë e rezultateve të Llapit në 10 vitet e fundit, pas 6 xhirove të para në Superligë  
A mund të luftojnë Prishtina dhe Dukagjini për titullin e kampionit?

Ndeshja e Superligës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës u ndërpre vetëm pas 10 minutash lojë, për shkak të trazirave jashtë stadiumit, përpara se të rifillonte më vonë. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje të dhunshme mes tifozëve vendas “Ujqit e Ferizajt” dhe grupit të tifozëve mysafirë “Plisat” nga Prishtina, e cila shpërtheu në zonat jashtë tribunave.

Përplasja e tensionuar detyroi Policinë e Ferizajt të ndërhyjë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Sipas konfirmimit zyrtar të policisë, katër persona janë shoqëruar për intervistim, ndërsa dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë ndërhyrjes dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 28.09.2025, pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës, Policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshjeje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast janë shoqëruar katër persona për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Janë ndërmarrë masa shtesë për garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Autoritetet janë në gatishmëri për të ruajtur sigurinë dhe për të parandaluar incidente të ngjashme gjatë pjesës së mbetur të takimit.