Emil Forsberg nuk ka hequr dorë nga Kombëtarja e Suedisë dhe beson që mund të ftohet për ndeshjet e tetorit ndaj Kosovës dhe Zvicrës. Mesfushori 33-vj
Emil Forsberg nuk ka hequr dorë nga Kombëtarja e Suedisë dhe beson që mund të ftohet për ndeshjet e tetorit ndaj Kosovës dhe Zvicrës.
Mesfushori 33-vjeçar i New York Red Bulls nuk ka qenë pjesë e ekipit që nga vjeshta e 2024, kur luajti 24 minuta në fitoren 6-0 ndaj Azerbajxhanit në Nations League, por ai shpreson ende të rikthehet dhe të luajë në kualifikueset e Kampionatit Botëror.
“Unë dua gjithmonë të jem pjesë e ekipit. Kam një dialog të mirë me trajnerin Jon Dahl Tomasson dhe flasim, por vendimet për grumbullimin nuk i kontrolloj dot. Ndihem mjaftueshëm i mirë për të kontribuar dhe mund të jap shumë, por mund të bëj vetëm më të mirën time”, deklaroi Forsberg për Aftonbladet.

Forsberg nuk e di nëse do të përfshihet në grumbullimin e ri, i cili do të shpallet të mërkurën e ardhshme për ndeshjet kundër Zvicrës më 10 tetor dhe Kosovës më 13 tetor në Suedi.
Suedia kishte barazuar ndaj Sllovenisë dhe humbur ndaj Kosovës në ndeshjet e fundit.
Gjatë karrierës së tij me kombëtaren, Forsberg ka shënuar 21 gola në 90 ndeshje. Një nga golat i shënoi në ndeshjen Suedi- Kosovë që u mbyll 3-0 në vitin 2021.
Ai thekson se fokusohet te performanca e tij te klubi dhe e sheh çdo grumbullim si një nder të madh për të luajtur për Suedinë.

