Italia përjashton ekipin izraelit nga gara

HomeSportet tjera

Italia përjashton ekipin izraelit nga gara

Organizatorët e garës çiklistike Emilia Romagna, e cila do të zhvillohet më 4 tetor, kanë marrë vendimin për të përjashtuar ekipin Israel–Premier Tech

Finalja e madhe: Italia kërkon titullin e 5-të kundër Bullgarisë që kërkon të 1-në
Italia mposht kampionët në fuqi, Spanjën – iberikët rrezikojnë kualifikimin
Italia e Gattusos shkatërron Estoninë: 5-0 dhe besim për rikthim në Botëror

Organizatorët e garës çiklistike Emilia Romagna, e cila do të zhvillohet më 4 tetor, kanë marrë vendimin për të përjashtuar ekipin Israel–Premier Tech, duke përmendur arsye sigurie si shkak kryesor.

Sipas Gazzetta dello Sport, përcjellë Kërlaçki, dhe burimeve të tjera ndërkombëtare, kjo masë është marrë në vijim të tensioneve të krijuara nga protestat propalestineze në garën La Vuelta në Spanjë, ku rrugët u bllokuan disa herë nga protestues që kundërshtonin praninë e skuadrës izraelite.

Në përfundim, organizatorët spanjollë u detyruan të anulojnë etapën e fundit të Vueltës, dhe kjo ka nxitur organizatorët italianë të parandalojnë skena të ngjashme.

“Vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e sportistëve, stafit dhe spektatorëve”, deklaroi Adriano Amici, organizatori i garës që nis në Mirandola dhe përfundon në Bolonja.

Reagime pozitive nga autoritetet lokale

Ky vendim është mbështetur edhe nga Roberta Li Calczi, anëtare e Këshillit Bashkiak të Bolonjës, e cila u shpreh se sporti duhet të jetë mjet për promovimin e vlerave universale si drejtësia dhe solidariteti. “Jam e kënaqur që organizatorët ndanë këtë vizion,” tha ajo.

Presion mbi ekipin për të ndryshuar emrin dhe imazhin

Ndërkohë, gazeta The Independent raportoi se skuadra Israel–Premier Tech, e financuar nga miliarderi kanadezo-izraelit Sylvan Adams, është nën presion të madh nga sponsorët për të ndryshuar emrin dhe larguar referencat ndaj Izraelit. Prodhuesi i biçikletave Factor dhe sponsori kryesor Premier Tech kanë kërkuar heqjen e emrit “Israel” dhe ndryshimin e ngjyrave të skuadrës, duke paralajmëruar ndërprerje bashkëpunimi nëse nuk merren masa.

Megjithëse shumica e çiklistëve nuk janë izraelitë, ekipi është përdorur si një platformë për promovimin ndërkombëtar të Izraelit, veçanërisht në vitet e fundit nën pronësinë e Adams, duke shkaktuar polemika të vazhdueshme në arenën sportive.