Izet Tahiri: Trepça përfaqëson Kosovën me krenari, gjasat janë 50-50 ndaj Den Bosch

HomeSportet tjeraBasketboll

Izet Tahiri: Trepça përfaqëson Kosovën me krenari, gjasat janë 50-50 ndaj Den Bosch

Para ndeshjes parakualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Heroes Den Bosch, drejtori i Trepçës, Izet Tahiri, është prononcuar për Kërlaçkin për rën

FIBA: Heroes nuk u tremben tifozëve të Trepçës
Trepça ndeshet me Heroes Den Bosch më 22 Shtator në Samokov – një ndeshje për kualifikim në Champions League
Trepça zhvillon stërvitjen zyrtare në Samokov para sfidës ndaj Heroes Den Bosch

Para ndeshjes parakualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Heroes Den Bosch, drejtori i Trepçës, Izet Tahiri, është prononcuar për Kërlaçkin për rëndësinë e madhe që ka ky duel për klubin mitrovicas dhe për basketbollin kosovar në përgjithësi.

Ai theksoi se përveç aspektit sportiv, kjo sfidë ka edhe peshë kombëtare, pasi Trepça është përfaqësuesja e Kosovës në një eveniment prestigjioz të basketbollit evropian.

“Rëndësia e këtij dueli është e shumëfishtë. Së pari, është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ne, si klub, po e përfaqësojmë Kosovën në një eveniment madhor të basketbollit evropian. Po ashtu, rëndësia e fitores është e madhe pasi na ofron mundësinë të luftojmë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të rregullta. Edhe pse rruga është e gjatë, me pak fat dhe përqendrim maksimal, shpresojmë të ecim tutje”, tha Tahiri.

Sa i përket mbështetjes nga tribunat, ai theksoi se pritet të jenë mbi 200 tifozë të pranishëm në Bullgari, ndonëse shumë kanë zgjedhur të udhëtojnë privatisht, duke e bërë të vështirë përcaktimin e numrit të saktë. “Jam i bindur se ata do të jenë të zëshëm dhe mbështetës si gjithmonë”, shtoi drejtori i Trepçës.

Në fund, Tahiri vlerësoi edhe balancën e forcave mes dy ekipeve: “Mendoj se gjasat janë të barabarta, rreth 50-50. Ekipi që do të ketë përqendrim më të madh gjatë ndeshjes do të ketë epërsinë për të kaluar në gjysmëfinale. Në letër, ekipi kundërshtar konsiderohet favorit, por në parket gjithçka mbetet e hapur. Me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë dhe me ndihmën e Zotit, besoj fuqishëm se do t’ia dalim.”

Izet Tahiri