Java e 7-të në Ligën e Parë: Tre derbi në krye, tension në fund të tabelës

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Java e 7-të në Ligën e Parë: Tre derbi në krye, tension në fund të tabelës

Java e 7-të e Raiffeisen Ligës së Parë sjell përballje të zjarrta në të dy skajet e tabelës, me disa derbi që pritet të jenë të "nxehta" në garën për

Java e 7-të në Ligën e Parë – Vëllaznimi ruan kreun, Tefik Çanga në ndjekje, 2 Korriku pa pikë
Sallah Sherifi: Fitore e merituar ndaj Vëllaznimit – lojtarët luftuan deri në fund
Liridon Leci debuton me fitore te Liria: Kjo skuadër ka potencial për synime të mëdha

Java e 7-të e Raiffeisen Ligës së Parë sjell përballje të zjarrta në të dy skajet e tabelës, me disa derbi që pritet të jenë të “nxehta” në garën për kreun dhe luftën për mbijetesë.

Çiftet e javës së 7-të

Çiftet e javës së 7-të

Derbi i javës: Tefik Çanga – Vushtrria (e martë, 16 shtator, ora 15:00, TV)

E vetmja ndeshje që zhvillohet të martën, dhe e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, është përballja mes Tefik Çangës (vendi i 2-të) dhe Vushtrrisë (vendi i 4-të). Përballje kjo ndërmjet dy prej skuadrave më në formë të edicionit. Tefik Çanga po befason me paraqitjet e deritanishme, ndërsa Vushtrria mbetet një prej pretendenteve të qarta për ngjitje.

Të mërkurën: Dy superndeshje televizive

Për shkak të mungesës së sistemit VAR në Gjakovë, derbi ndërmjet Vëllaznimit (kryesues) dhe Trepçës ’89 (vendi i 8-të) do të luhet në Malishevë dhe do të transmetohet në TV. Po ashtu, në Prizren, përballja ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit 74 premton spektakël dhe ndikim të madh në garën për tre vendet e para.

Ndeshje të vështira për favoritët

Një tjetër pretendent serioz, Trepça, udhëton në një nga fushat më të vështira – në Hogosht ndaj Kikës, një skuadër që ka qenë tejet stabile në shtëpi.

Ndërkohë, Ramiz Sadiku përballet në transfertë me Besën, në një ndeshje ku fitorja nuk është e garantuar, ndërsa Dinamo – Istogu është një tjetër duel me shumë peshë, duke qenë se të dyja skuadrat ndajnë pikët në mesin e tabelës.

“Derbi” në fundin e tabelës

Interesant është fakti se java sjell edhe tri përballje mes skuadrave të fundit në renditje:

  • Rilindja 1974 – 2 Korriku

  • Vjosa – KEK-u

  • Suhareka – Prizreni

Këto ndeshje mund të vendosin fatin e skuadrave në luftën për mbijetesë, pasi diferencat në fund të tabelës janë minimale dhe çdo pikë ka peshë të madhe.

Tabela: Liga e Parë, Java 6

Tabela: Liga e Parë, Java 6