Kombëtarja rikthehet në Prishtinë pas turpërimit në Bazel, FFK pret reagim të hënën ndaj Suedisë

HomeKombëtaretKosova

Kombëtarja rikthehet në Prishtinë pas turpërimit në Bazel, FFK pret reagim të hënën ndaj Suedisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se stafi teknik dhe lojtarët e Përfaqësueses janë të përqendruar dhe të vendosur të reagojnë me një pa

Nis ndërtimi i stadiumit të ri në Suharekë, pritet të përfundojë brenda dy vite e gjysmë
FFK reagon në UEFA pas referimit ofendues nga Federata Spanjolle: Kosova është shtet, jo territor!
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Nuk ishte nata jonë, por ky ekip ka treguar se di të kthehet fuqishëm

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se stafi teknik dhe lojtarët e Përfaqësueses janë të përqendruar dhe të vendosur të reagojnë me një paraqitje më të mirë në ndeshjen kundër Suedisë, pas humbjes 4:0 ndaj Zvicrës të premten në Bazel.

Sipas njoftimit të FFK-së, kombëtarja është kthyer pasditen e së shtunës në Prishtinë, ku futbollistët kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese: ata që luajtën ndaj Zvicrës kanë kryer ushtrime në fitnes, ndërsa pjesa tjetër ka stërvitur lehtë në fushë.

“Kombëtarja dardane tashmë e ka lënë pas ndeshjen në Bazel dhe është e fokusuar tërësisht në sfidën e së hënës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Po bëhet analiza e lojës së Suedisë dhe përgatitja sa më e mirë për një përballje jo të lehtë. Stafi dhe lojtarët janë të vendosur të japin maksimumin dhe të tregojnë një performancë më të mirë në fushë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do ta presë Suedinë të hënën në mbrëmje në Prishtinë, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2026.

Ndeshja fillon prej orës 20:45.