Kosova mëson kundërshtarët për FIBA EuroBasket 2029

HomeSportet tjeraBasketboll

Kosova mëson kundërshtarët për FIBA EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët e saj në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029. Në grupin ku bëjnë pje

Kosova ngjitet për katër pozita në renditjen e FIFA-s
Foda me besim para sfidës me Zvicrën: Nuk jemi favorit, por jemi shumë të rrezikshëm
Kosova, gati për dy ndeshjet ndaj superfuqive të hendbollit evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët e saj në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029. Në grupin ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Sllovakia, “Dardanët” synojnë një prej pozicioneve që sigurojnë kualifikimin në raundin pasues.

Kosova do ta nisë fushatën më 30 nëntor 2025, me një përballje ndaj Shqipërisë, që do të jetë edhe ndeshja e vetme në periudhën e parë të këtij cikli. Në periudhën e dytë, më 27 shkurt 2026, Kosova do të luajë si vendase ndaj Sllovakisë.

Përballjet përmbyllëse do të zhvillohen në korrik të vitit 2026: më 2 korrik Kosova pret Shqipërinë, ndërsa më 5 korrik do të përballet si mysafire ndaj Sllovakisë.

Nga ky raund kualifikohen tre vendet e para të secilit grup, si dhe një nga ekipet e renditura të dyta me bilancin më të mirë. Kosova me Sllovakinë është takuar në katër përballje, më 2017 dhe 2019 (miqësore), 2020/2021 në parakualifikimet për Botëror dhe të gjitha këto duele i ka humbur.

Orari i ndeshjeve të Grupit C
27 nëntor 2025 – Sllovakia – Shqipëria
30 nëntor 2025 – Shqipëria – Kosova
27 shkurt 2026 – Kosova – Sllovakia
2 mars 2026 – Shqipëria v- Sllovakia
2 korrik 2026 – Kosova – Shqipëria
5 korrik 2026 – Sllovakia – Kosova

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të zhvillohet në tre periudha: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Në Grupin A bëjnë pjesë Maqedonia Veriore, Luksemburgu, Irlanda dhe Azerbajxhani, ndërsa në Grupi B Bullgaria, Armenia dhe Norvegjia.