Kryetari i KF Trepça mund të emërohet së shpejti anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv në FFK

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Kryetari i KF Trepça mund të emërohet së shpejti anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv në FFK

Kërlaçki ka mësuar se kryetari i klubit të Ligës së Parë, tash e disa kohë, po mendohet të emërohet në udhëheqje në FFK. Avni Haxhiu, tash e disa vite

FFK rikthen Vëllaznimin në Malishevë, shkak VAR-i!
Pas Veliut të Prishtinës dhe Pefqelit të Dukagjinit, Ylli i Javës i tretë është Serebe i Ballkanit
Nis ndërtimi i stadiumit të ri në Suharekë, pritet të përfundojë brenda dy vite e gjysmë

Kërlaçki ka mësuar se kryetari i klubit të Ligës së Parë, tash e disa kohë, po mendohet të emërohet në udhëheqje në FFK.

Avni Haxhiu, tash e disa vite, po udhëheq KF Trepçën, por pa ia dalë ta inkuadrojë klubin në Superligë që prej 10 vitesh — që nga viti 2015, kur kishin rënë nga elita e futbollit kosovar. Klubi është përballur edhe me mungesë të fushës së futbollit për t’i zhvilluar ndeshjet, meqenëse stadiumi “Adem Jashari” më shumë ka qëndruar i mbyllur për renovime sesa i shfrytëzuar nga vetë klubi.

Ndërsa së fundmi, edhe grupimi i tifozëve “Torcida” ka qenë i pakënaqur dhe ka protestuar kundër zyrtarëve të klubit.

Haxhiu ka qenë konsistent dhe në vijë me udhëheqjen e FFK-së, edhe në periudhat e trazuara kur kishte tentime për organizime që synonin përmbysjen e organeve aktuale të Federatës.