Në klubin e futbollit Vushtrria është konstituuar udhëheqja e re, e cila pret vazhdimësi në rezultatet pozitive nga skuadra që aktualisht konsiderohet
Në klubin e futbollit Vushtrria është konstituuar udhëheqja e re, e cila pret vazhdimësi në rezultatet pozitive nga skuadra që aktualisht konsiderohet një ndër pretendentët kryesorë për rikthim në Superligën e Kosovës.
Një fakt interesant që flet për forcën e kësaj skuadre është se, deri në humbjen e fundit të martën ndaj Tefik Çangës, ekipi i drejtuar nga trajneri Armend Dallku kishte qëndruar thuajse një vit pa humbje në ndeshje kampionale. Kjo përjashton finalen e playoff-it të humbur ndaj Llapit pas penalltive dhe një tjetër humbje po ndaj Llapit në kuadër të Kupës së Kosovës.
Më herët, Vushtrria kishte pësuar humbjen e fundit në kampionat më 30 shtator 2024 në Shtime, me rezultat 4-1, ndërsa disfata e parë e sezonit kishte ndodhur më 31 gusht 2024, në fushën e Flamurtarit kundër Prishtinës së Re, 3-1.
Pavarësisht këtyre rezultateve solide në fushë, situata brenda klubit nuk ka qenë e lehtë. Kriza financiare dhe problemet organizative kanë nxjerrë në pah përçarje të thella në qytetin që tradicionalisht është i lidhur fort me futbollin.
Për të sjellë stabilizes dhe për të kthyer besimin, sot ekipin e vizitoi udhëheqja e re e klubit, e kryesuar nga ish-gjenerali Rrahman Rama, i cili tashmë është emëruar si kryetar. Ai ishte i shoqëruar nga anëtari i bordit, professor Besar Zahiti.

FC Vushtrria
Sipas njoftimit cyrtar të clubit:
“Kryetari i FC Vushtrria, gjenerali Rrahman Rama, i shoqëruar nga anëtari i bordit, prof. Besar Zahiti, ka vizituar sot ekipin bardhekaltër. Ata u pritën nga kryetrajneri Armend Dallku, stafi teknik dhe futbollistët e klubit.
Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e skuadrës, përgatitjet për sfidat e radhës dhe objectiveat e këtij sezoni. Kryetari Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, duke shprehur mbështetje të plotë për ekipin dhe duke inkurajuar lojtarët dhe stafin që vazhdojnë me përkushtim drej synimeve të ekipit”.
Vizita e kryetarit të ri synon të shënojë një kapitull të ri për klubin vushtrrias – me përkushtim të rritur institucional dhe ambicie të quarta për rikthim në elitën e futbollit të Kosovës. Ndërsa të shtunën, Vushtrria pret Vjosën në kuadër të javës së 8-të, skuadër nga e cila deri të martën ishte skuadra e vetme që i kishte shkaktuar humbje Armend Dallkut.

