Lewandowski afron Barcelonën drejt kreut

HomeFutboll InternacionalLa Liga

Lewandowski afron Barcelonën drejt kreut

Pas 24 vitesh, përballja mes Real Oviedo dhe Barcelonës përfundoi me një fitore të pastër 3–1 për kampionët e La Ligës, që triumfuan në “Carlos Tartie

Barcelona vazhdon shkëlqimin, Getafe është viktima e radhës e katalunasve!
PSG dhe Barcelona: Një histori e përbashkët që ushqen një rivalitet modern
City lehtësisht ndaj Napolit, Barcelona fiton me vështirësi, Frankfurt shkatërron Galatasarayn, Sporting dominon Kairatin

Pas 24 vitesh, përballja mes Real Oviedo dhe Barcelonës përfundoi me një fitore të pastër 3–1 për kampionët e La Ligës, që triumfuan në “Carlos Tartiere” duke i shkaktuar vendasve humbjen e pestë në gjashtë ndeshje që prej ngjitjes nga Segunda División.

 

 

 

Meqë kishin kaluar kaq shumë vite nga takimi i fundit, Oviedo e nisi ndeshjen me shumë energji, duke luftuar për çdo top, ndërsa Barcelona dominonte posedimin. Katër goditje nga këndi në minutat e para ngjallën entuziazëm në tribuna, por shpejtësia dhe rrezikshmëria në sulm e katalanasve i mbyllën sërish gojën publikut vendas. Marcus Rashford rrezikoi me një vole të fuqishme, por u ndal nga portieri Aarón Escandell, ndërsa Pedri, pasi mori hapësirë në mesfushë, i detyroi vendasit të tërhiqeshin thellë në mbrojtje.

Pavarësisht pasimeve të pasakta në disa momente, Barça mbeti kërcënuese – Rashford sërish provoi portierin me një goditje të harkuar. Salomón Rondón u afrua me një devijim të zgjuar, por shpejt iu bashkua mbrojtjes me 10 lojtarë pas topit, ndërsa Oviedo bënte rezistencë. Pas gjysmë ore lojë, një goditje e ulët e Raphinhas u ndal në shtyllë, dhe tentativa e Ronald Araújos u prit nga Escandell. Më pas, një gabim i rëndë i portierit Joan García i dha mundësinë Alberto Reinës, nga 40 metra larg, të shënonte një gol spektakolar me një parabël të saktë – vetëm goli i dytë i Oviedos në gjashtë ndeshje.

Menjëherë pas pushimit, Haissem Hassan kaloi me shpejtësi Gerard Martínin, por García reagoi mirë. Oviedo vazhdoi të befasojë me intensitetin e tij, duke e vënë Barcelonën në vështirësi. Në minutën e 55-të, pas një aksioni të çrregullt ku edhe Araújo u gjend në krahun e majtë, mbrojtësi i djathtë Eric García barazoi rezultatin me një devijim të saktë në shtyllën e dytë.

Ky gol i zgjoi katalanasit. Oviedo rezistoi deri në minutën e 70-të, kur Robert Lewandowski, i sapofutur në lojë, shënoi me një goditje të fuqishme me kokë. Me vendasit që tashmë ndjekin rezultatin, u hapën hapësira për Barcelonën dhe polaku ishte pranë një goli të dytë nga një kënd i pamundur.

Në minutat e fundit, loja e Barcelonës pësoi rënie, duke i dhënë Oviedos mundësi për të rrezikuar, çka u prit me entuziazëm nga tifozët. Megjithatë, skuadra e Hansi Flick ia doli të ruajë qetësinë dhe në minutën e 88-të, Ronald Araújo vulosi rezultatin me një goditje të fuqishme me kokë.

Fitorja e shtatë radhazi për Barcelonën në ndeshjet e La Ligës të zhvilluara të enjten, dhe 12 gola të shënuar me vetëm një të pësuar në tre takimet e fundit – një sinjal i qartë se katalanasit janë në formë dhe po afrohen gjithnjë e më shumë me kreun e tabelës.