Mesfushori kosovar Lindon Emërllahu, në paraqitjen e tij të shtatë me skuadrën e Clujit, pas dy golave të realizuar më herët, sonte regjistroi edhe nj
Mesfushori kosovar Lindon Emërllahu, në paraqitjen e tij të shtatë me skuadrën e Clujit, pas dy golave të realizuar më herët, sonte regjistroi edhe një asistim në derbin ndaj Universitatea Cluj.
Në minutën e 58-të, kur rezultati ishte 2-1 për kundërshtarin, Emërllahu asistoi për. Lorenzo Biliboc, i cili shënoi golin e barazimit duke siguruar një pikë të vlefshme për skuadrën, që nuk ka shijuar fitore prej tre ndeshjesh.
Emërllahu, ashtu si edhe Korenica, u inkuadruan në lojë në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të.

