Lituania në ankth për lëndimin e Normantas, ndërsa Letonia shkëlqen ndaj Çekisë

HomeSportet tjeraBasketboll

Lituania në ankth për lëndimin e Normantas, ndërsa Letonia shkëlqen ndaj Çekisë

Kombëtarja e Lituanisë është futur në fazën me eliminim direkt të EuroBasket 2025 me shqetësime të mëdha. Pas mungesës së Rokas Jokubaitis, tashmë edh

Polonia rikthehet fuqishëm dhe fiton medaljen e parë të bronztë në Kampionatin Botëror
Çekia kalon Tunizinë dhe arrin për herë të parë në çerekfinalet e Botërorit
Botërori i Volejbollit 2025 – Çekia eliminon Brazilin, Italia plotëson 1/16; çiftet e fazës me eliminim

Kombëtarja e Lituanisë është futur në fazën me eliminim direkt të EuroBasket 2025 me shqetësime të mëdha. Pas mungesës së Rokas Jokubaitis, tashmë edhe Margiris Normantas pësoi lëndim në kyçin e këmbës në fitoren e ngushtë 74–71 ndaj Suedisë. Në anën tjetër, Letonia e mbylli fazën e grupeve me një fitore spektakolare 109–75 ndaj Çekisë.

Margiris Normantas u detyrua të largohej që në minutat e para, dhe statusi i tij për fazën e 1/8-ave mbetet i paqartë. Për lituanët u dallua Jonas Valančiūnas, me 18 pikë e 9 kërcime, duke e udhëhequr skuadrën drejt triumfit.

Lituania - Suedia

Lituania – Suedia

Në anën tjetër, Letonia e mbylli fazën e grupeve me një fitore spektakolare 109–75 ndaj Çekisë, duke siguruar vendin e tretë në Grupin A. Më i dalluari i ndeshjes ishte Davis Bertans, me 20 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa ekipi shfaqi lojën më të mirë deri tani në turne.

Pas sfidës, ylli i Letonisë dhe i Atlanta Hawks, Kristaps Porzingis, theksoi se skuadra e tij po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, ndërsa përballja e mundshme në raundin tjetër ndaj Lituanisë premton emocione të forta. “Serbia dhe Gjermania janë favoritët kryesorë për finalen, por në një ndeshje gjithçka mund të ndodhë,” tha Porzingis, duke shtuar se Letonia do të luftojë pa presion, e mbështetur nga tifozët vendas.

Letonia

Letonia