Mbyllet java e pestë e Ligës së Parë: Vëllaznimi triumfon në derbin me Trepçën

HomeRaiffeisen Liga e Parë

Mbyllet java e pestë e Ligës së Parë: Vëllaznimi triumfon në derbin me Trepçën

Janë përfunduar ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku nuk munguan emocionet dhe surprizat. Në derbin e zhvilluar në Gjak

Gani Sejdiu: Trepça ’89 mbetet në garë për Superligën – fitorja në Pejë ishte e merituar
Liga e Parë: derbi i madh në Gjakovë, zhvillohen të gjitha duelet e javës së pestë
Kronikat e ndeshjeve: Vushtrria – Liria dhe Ramiz Sadiku – Vëllaznimi

Janë përfunduar ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku nuk munguan emocionet dhe surprizat.

Në derbin e zhvilluar në Gjakovë, Vëllaznimi mposhti Trepçën me rezultat 2-1, në një përballje dramatike. Përveç dy golave të shënuar, gjakovarët humbën edhe një penallti, ndërsa mysafirët goditën plot tri herë shtyllën e portës.

Dy derbit e tjera, ai i Prishtinës dhe ai i Ferizajt, u mbyllën pa gola. Ndërkohë, Vushtrria regjistroi fitore të pastër në Pejë, duke triumfuar 3-1, njësoj sikurse edhe Liria e Prizrenit që mposhti KEK-un, 2-0. Skuadra e 2 Korrikut pësoi humbjen e pestë radhazi, duke mbetur në fundin e tabelës.

Kika, ishte pran fitores por e ndali ne barazim goli i kapitenit mysafir, Qendrim Jahajt.

Raiffeisen Liga e Parë – Java 5
E shtunë, 06 shtator, ora 16:00

Ramiz Sadiku 0–0 Trepça ‘89
Vëllaznimi 2–1 Trepça
Kika 1–1 Istogu
Suhareka 4–2 2 Korriku
Dinamo 0–0 Feronikeli
Rilindja 1974 1–3 Vushtrria
Liria 2–0 KEK-u

Gjerësishtë

RAMIZ SADIKU – TREPÇA ‘89 0-0

Përbërja, Trepça ’89: Kaçiu, Dushi, Rodrigues, Latifi, Kapra, Rosa, Bajraktari, Qerimi, Maliqi, Jahmurataj, Hasani.


VËLLAZNIMI – TREPÇA 2-1

Golashënues: Rron Rogova, Emir Skenderi – Gabriel 27′

Përbërjet:

Trepça: Rroku, Gegollaj, Peci, Imeri, Kenneth, Kote, Haziraj, Alhaasan, Gabriel, Veliqi, Carvalho.


KIKA – ISTOGU 1-1

Golashënues për Istogun Qendrim Jahaj

Përbërjet, Istogu: Berisha, Alt. Mehaj, Arifi, Muqolli, Alushaj, Shala, Miranaj, Jahaj, Qeta, Alb. Mehaj, Statovci.

.

SUHAREKA – 2 KORRIKU 4-2

Golin për prishtinasit ka shënuar Berisha 28′, Jetullahu 45’+3

Përbërjet, 2 Korriku: Ajeti, Statovci, Stublla, Abdullahu, Xharra, Berisha, Zhubi, Jetullahu, Maqedonci, Gashi, Avdiu.


DINAMO – FERONIKELI 0-0

Përbërjet:

DinamoIgeski, Cakolli, Axhami, Thaqi, Krasniqi, Orana, Tette, Shaljani, Gashi, Kiqina, Veseli.

Feronikeli: Brozi, Musa, Zekolli, Halili, Prekazi, Beseni, Thaqi, Karaxha, Bahtiri, Zogu, Cervadiku.


RILINDJA 1974 – VUSHTRRIA 1-3

Golashënues: Solomon 8′, Shurdhiqi 41′, Maxhuni 64′

Përbërja, Vushtrria: Dabjani, Ismaili, Haxhiu, Dallku, Bajraktari, Iseni, Shurdhiqi, Ramadani, Jatta, Solomon, Maxhuni.


LIRIA – KEK-u 2-0

Golashënues: Susuri, Zogaj

Përbërjet, Liria: Bislimi, Zogaj, Qarri, Shabani, Hoxha, Kasume, Mehmeti, Stafa, Fetahaj, Susuri, Kurtaj.