Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus (64), tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të ndarjes së çmimit “Topi i Artë” në Paris, ku u shfaq në shoq
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus (64), tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të ndarjes së çmimit “Topi i Artë” në Paris, ku u shfaq në shoqërinë e partneres së tij të re, Theresa Sommer, 26 vjeçe. E veshur me një fustan të zi me motive lulesh, Theresa ishte më parë parë në publik përkrah Matthausit – kësaj radhe duke konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien e tyre.
I veshur me kostum të zi, Matthäus pozoi i buzëqeshur para kamerave, me dorën e vendosur butësisht rreth belit të saj – një gjest që konfirmoi afërsinë e çiftit.

Theresa Sommer
Kush është Theresa Sommer?
Theresa është e apasionuar pas sportit dhe merret me ski dhe xhudo. Ka studiuar psikologji dhe ekonomi në Angli. Çifti është parë për herë të parë bashkë në publik gjatë një gare të personazheve të njohur në ski, në Ischgl të Austrisë, në prill.
Në qershor, ajo shoqëroi Matthaus në disa evente, përfshirë edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Portugalisë më 4 qershor, dhe më pas finalen kundër Spanjës. Në rrjetet sociale qarkulloi edhe një video e tyre bashkë në makinë. Megjithëse kanë qenë shpesh në publik, Matthaus nuk ka dhënë ende asnjë koment për natyrën e marrëdhënies.
Në një prononcim të shkurtër për A2 Televizion, gjatë garës së skive, ata u shprehën: “Kemi ardhur për skitë, pjesa tjetër është çështje private.”

Silvia

Mathaus – Silvia
Pesë martesat e Matthausit
Jeta private e Lothar Matthäus ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ai është martuar pesë herë. Martesa e parë ishte me Silvian në vitin 1981, me të cilën ka dy vajza, Alisa (1986) dhe Viola (1988). Ata u divorcuan në vitin 1992.

Mathaus – Lolita Morena
Po atë vit, Matthäus u bë baba për herë të tretë me Lolita Morena – ish-mis dhe prezantuese nga Zvicra – me të cilën u martua më 1994. Martesa zgjati deri më 1999.

Mathaus – Marijana Çoliç
Në vitin 2003 u martua me sipërmarrësen serbe Marijana Çoliç, por martesa përfundoi katër vite më vonë. Pas ndarjes, Matthaus lidhi një marrëdhënie me modelen ukrainase Kristina Liliana Çudinova, me të cilën u martua në vitin 2008 në Las Vegas. Martesa u trondit nga një skandal mediatik në vitin 2010, dhe përfundimisht dështoi.

Mathaus – Kristina Liliana Çudinova
Në vitin 2014, Matthaus u martua për herë të pestë me Anastasija Klimko, me të cilën ka një djalë, Milan. Çifti u nda në vitin 2021, megjithatë u panë sërish bashkë në Oktoberfest në 2023, duke nxitur spekulime për një ribashkim – derisa dolën imazhet me Theresa Sommer.

Matthaus – Anastasija Klimko
Një karrierë e ndritur futbollistike
Lothar Matthaus është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Ai ka luajtur si mesfushor me Borussia Mönchengladbach, Interin, Bayern Munich dhe MetroStars në SHBA. Ka fituar titullin kampion Europe (1980) dhe Botëror (1990) me Gjermaninë, si dhe 17 trofe në nivel klubesh.
Në vitin 1990, u nderua me “Topin e Artë”. Aktualisht, ai është analist sportiv dhe shkruan kolumna për “Sky Sports”.

Mathaus

