Sulmuesi gambian Madi Karamo Fatty është përforcimi më i ri i repartit ofensiv të KF Vëllaznimit për edicionin 2025/26. 25-vjeçari, i lindur
Sulmuesi gambian Madi Karamo Fatty është përforcimi më i ri i repartit ofensiv të KF Vëllaznimit për edicionin 2025/26.
25-vjeçari, i lindur në Gambia, ka luajtur më parë për Trepça ’89 në Superligën e Kosovës, ku grumbulloi disa paraqitje gjatë sezonit 2022/23. Fatty luan kryesisht si sulmues i krahut të majtë dhe ka një gjatësi prej 184 cm.
Me këtë transferim, Vëllaznimi synon të rrisë konkurrencën në fazën sulmuese në prag të fillimit të sezonit të ri.
Skuadra gjakovare është lidere e klasifikimit në Ligën e Parë, ndërsa të shtunën udhëton në Prishtinë ku do të ndeshet me Ramiz Sadikun ende të pamposhtur këtë edicion.s

