Mallorca ende pa fitore edhe pse Vedat Muriqi në formë, sulmuesi ka një mesazh për skuadrën

HomeFutboll VendiDiaspora

Mallorca ende pa fitore edhe pse Vedat Muriqi në formë, sulmuesi ka një mesazh për skuadrën

Të hënën mbrëma, Mallorca pësoi 3:2 në udhëtim nga Espanyoli, megjithëse Muriqi shënoi dy gola dhe Espanyoli luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar

Lëndim i rëndë për Paqaradën, mund të mungojë për disa muaj
Florent Muslija vendos, Dusseldorf fiton! 
Zyrtare: Ernest Muçi transferohet te Trabzonspor – zbulohen detajet

Të hënën mbrëma, Mallorca pësoi 3:2 në udhëtim nga Espanyoli, megjithëse Muriqi shënoi dy gola dhe Espanyoli luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak.

Espanyoli kaloi në avantazh 2:0, ndërsa kosovari realizoi penallti për 2:1 në minutën e 45-të dhe më pas barazoi në 2:2 me një gol të bukur me kokë në minutën e 65-të. Një penallti e kontestuar vendosi fitoren 3:2 për vendasit në minutën e 81-të.

Pas katër xhirove në La Liga, Mallorca është e parafundit me një pikë, po aq sa Levante dhe Girona. Klubi kishte nisur me humbje 3:0 nga Barcelona, më pas barazim 1:1 me Celta Vigon, humbje 2:1 nga Real Madridi, dhe tani humbjen 3:2 ndaj Espanyolit.

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi

Muriqi tha për ndeshjen se duhet të jenë të bashkuar, që të arrijnë te fitorja e parë e sezonit.

“Dy golat e parë të Espanyolit e zunë skuadrën tonë në gjumë. Kemi bërë gjërat më të vështira, ndërsa kemi dështuar në gjërat më të lehta. Duhet të jemi në formën më të mirë që të dalim nga kjo ëndërr e keqe në të cilën po kalojmë”

“Na duhet pak fat. Po luajmë mirë, por kalendari dhe gjitha këto gjëra që po ndodhin rreth nesh, nuk na kanë ndihmuar. Unë kërkoj vetëm që tifozët të jenë të bashkuar, të jenë një. Ndaj Atleticos pres që të gjithë mbështetësit të jenë aty që ta marrim fitoren e parë të edicionit”, deklaroi Muriqi.

Vedat Muriqi

Muriqi është në formë të mirë edhe me Kosovën, ku shënoi javën e kaluar në fitoren 2:0 ndaj Suedisë. Dy golat e së hënës janë të rëndësishëm për ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë në shtëpi dhe Suedisë në udhëtim.