Kylian Mbappe ishte protagonist absolut në fitoren 5-0 të Real Madridit ndaj Kairat Almaty, duke realizuar një tripletë historike që e vendosi në një
Kylian Mbappe ishte protagonist absolut në fitoren 5-0 të Real Madridit ndaj Kairat Almaty, duke realizuar një tripletë historike që e vendosi në një linjë me Filippo Inzaghin për numrin më të madh të tripletave jashtë fushe në historinë e Ligës së Kampionëve.
Francezi hapi serinë e golave në minutën e 19-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Franco Mastantuono. Me saktësinë e tij karakteristike, ai dërgoi topin në rrjetë duke e dërguar Realin në avantazh.
Në minutën e 52-të, Mbappe dyfishoi shifrat për madrilenët, pasi kontrolloi një top të gjatë nga Courtois dhe me një prekjen e tij të zakonshme të klasit, e ngriti topin mbi portierin Sherhan Kalmurza për 2-0.
Tripleta u kompletua në minutën e 67-të, kur pas një aksioni të shpejtë dhe një ngritjeje minimale të këmbës, ai goditi fort dhe saktë, duke përfunduar topin në rrjetë për 3-0 dhe duke vulosur një tjetër mbrëmje madhështore në karrierën e tij evropiane.
🇪🇸 GOAL! KYLIAN MBAPPÉ HATTRICK!!
Kairat Almaty 0-3 Real Madrid pic.twitter.com/KEcVaE4Z0j
— front page football (@fpfootballx) September 30, 2025
🚨🚨GOAL: KYLIAN MBAPPÉ DOUBLES THE LEAD FOR REAL MADRID!!!!!!!!!!!!!!!!
Kairat Almaty 0-2 Real Madrid
— Goal Ultinate (@goalultinate) September 30, 2025

Mbappe

