Memphis bën histori, Holanda mposht me vështirësi Lituaninë

HomeFutboll Internacional

Memphis bën histori, Holanda mposht me vështirësi Lituaninë

Memphis Depay u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës me 52 gola, duke realizuar dopietë në fitoren 3-2 ndaj Lituanisë në Kaunas. Maqedoni

Me prindërit në tribunë, Aleksandar Nikolov shkëlqen dhe çon Bullgarinë në finalen historike
Bullgaria, për herë të parë në tetëshen më të mirë pas vitit 2010
Turqia dhe Bullgaria shkëlqejnë në Botëror, sigurojnë vendin në 1/16-at pa humbur asnjë set

Memphis Depay u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës me 52 gola, duke realizuar dopietë në fitoren 3-2 ndaj Lituanisë në Kaunas. Maqedonia shkatërron Lihtenshtajnin, Gjeorgjia befason bindshëm Bullgarinë.

Quinten Timber shënoi golin e dytë për “Oranje”, ndërsa Gineitis dhe Girdvainis barazuan për Lituaninë në pjesën e parë. Depay riktheu epërsinë në pjesën e dytë dhe Holanda ruajti fitoren, ndonëse me vështirësi, duke mbetur në krye të Grupit G.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut siguroi fitoren e dytë në shtëpi dhe u ngjit në krye të Grupit J pas një suksesi të pastër 5-0 ndaj Lihtenshtajnit. Shënuan Elif Elmas, Enis Bardhi, Churlinov, Lirim Qamili dhe Stankovski, ndërsa skuadra ruan rekordin e pamposhtur ndaj kësaj kundërshtareje (12F, 1B).

Gjeorgjia fitoi bindshëm ndaj Bullgarisë në Tbilisi me rezultat 3-0, duke qëndruar në garë për kualifikim në Grupin I. Bullgaria vazhdon serinë e rezultateve të dobëta.