Lionel Messi, një nga figurat më të mëdha në historinë e Barcelonës, ka treguar se është ndjerë i lënduar nga komentet e presidentit Joan Laporta pas
Lionel Messi, një nga figurat më të mëdha në historinë e Barcelonës, ka treguar se është ndjerë i lënduar nga komentet e presidentit Joan Laporta pas largimit të tij nga klubi katalanas në vitin 2021.
Pas kalimit të papritur te Paris Saint-Germain, Laporta deklaroi se kishte shpresuar që Messi të pranonte të luante falas për Barcelonën, duke i hapur rrugën për rinovimin e kontratës. Por ylli argjentinas i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur të padrejta.
“E vërteta është se bëra gjithçka për të qëndruar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të luaj falas. U kërkua të pranoja një ulje prej 50 për qind të pagës dhe e pranova pa asnjë problem. Ishte dëshira ime dhe e familjes që të vazhdonim jetën në Barcelonë”, deklaroi Messi për gazetën SPORT, përcjellë Kërlaçki.
Ai shtoi se fjalët e Laportës e kanë vendosur në një pozitë të padrejtë para tifozëve:
“Fjalët e presidentit nuk ishin në rregull. Më lënduan. Më duket sikur Laporta ma mori topin dhe më pas nuk e dinte çfarë të bënte me të. Nuk duhej të thoshte ato gjëra, sepse tani njerëzit mund të mendojnë se unë kam shkaktuar dyshime. Nuk e meritoj këtë.”
Largimi i Messit erdhi për shkak të krizës financiare që e pengoi Barcelonën të regjistronte kontratën e tij të re brenda kufijve financiarë të vendosur nga LaLiga. Pas kësaj, argjentinasi kaloi te PSG, ku luajti dy sezone përpara se të transferohej në Inter Miami në SHBA.

