Mirko Vuçiniç, përzgjedhës i ri i Malit të Zi

HomeFutboll Internacional

Mirko Vuçiniç, përzgjedhës i ri i Malit të Zi

Mali i Zi ka emëruar ish-sulmuesin Mirko Vuçiniç si trajnerin e ri të përfaqësueses, duke larguar Robert Prosineçkin. Vuçiniç, i cili kaloi pjesën më

Me golin e Vlahoviç Serbia mposht Letoninë duke ia vështirësuar edhe më shumë Kombëtares
Allegri pas fitores ndaj Napolit: Frymës kuqezi i përgjigjemi me inteligjencë, si Modriç
Goditje për Barcelonën: Gavi jashtë fushave për pesë muaj

Mali i Zi ka emëruar ish-sulmuesin Mirko Vuçiniç si trajnerin e ri të përfaqësueses, duke larguar Robert Prosineçkin.

Vuçiniç, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Serinë A me Leçen, Romën dhe Juventusin, u zgjodh nga presidenti Dejan Saviçeviç, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në staf.

“Është një nder i madh dhe kënaqësi të marr këtë rol. Kam qenë pjesë e stafit teknik për katër vite dhe kur presidenti më ftoi, nuk hezitova. Premtoj se do të bëj maksimumin për të përmirësuar rezultatet dhe do t’u kërkoj lojtarëve të luftojnë për fanellën tonë në çdo moment,” tha Vuçiniç.

Ai shtoi se eksperienca e tij në Itali e ka mësuar rëndësinë e taktikes:

“Do të mundohem t’ua transmetoj lojtarëve mënyrën se si duhet të veprojnë në çdo moment të ndeshjes.”