Ndeshja ndaj Serbisë do ta vendos të ardhmen e Sylvinhos

HomeKombëtaretShqipëria

Ndeshja ndaj Serbisë do ta vendos të ardhmen e Sylvinhos

Më 11 tetor, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Ekipi i Sylvinhos nu

FIFA gjobit FSHF-në me 185 mijë euro dhe ulje kapaciteti në stadium pas ndeshjes me Serbinë
Kombëtarja rikthehet në Prishtinë pas turpërimit në Bazel, FFK pret reagim të hënën ndaj Suedisë
Kosova luan si vendas ndaj Zvicrës – tifozët shqiptarë do ta mbushin stadiumin

Më 11 tetor, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Ekipi i Sylvinhos nuk do të ketë vetëm një rival në fushë, por një sfidë që pasqyron edhe historinë dhe ndjenjat e tifozëve. Përveç aspektit sportiv, dueli në Leskovc ka një peshë të veçantë për fatet e Grupit “K”.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Anglia mban kreun me 15 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë. Serbia, me 7 pikë dhe një ndeshje më pak, ndodhet në vendin e tretë, ndërsa Letonia ka 4 pikë dhe Andorra mbetet pa pikë.

Shqipëria Shqiperia

Shqipëria  

Në këtë kontekst, ndeshja në Leskovc konsiderohet si një “finale” për shqiptarët. Me Anglinë tashmë pothuajse e kualifikuar për fazën finale të Botërorit, beteja për vendin e dytë, që dërgon në play-off, do të jetë mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Një fitore në Serbi do të ishte hap i madh drejt kalimit më tej, pasi më pas Shqipëria do të luajë kundër Andorrës dhe më pas në Tiranë me Anglinë. Megjithatë, Serbia ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe mund të tejkalojë Shqipërinë në renditje, varësisht nga rezultatet.

Sylvinho

Sylvinho

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka theksuar në një intervistë televizive rëndësinë e këtij takimi edhe për të ardhmen e trajnerit.

“Nëse ne shkojmë në Kupën e Botës, trajneri qëndron. Në të kundërt, një dështim për të kualifikuar ekipin diskuton të ardhmen e trajnerit”, deklaroi Duka.