Nis ndërtimi i stadiumit të ri në Suharekë, pritet të përfundojë brenda dy vite e gjysmë

HomeFutboll Vendi

Nis ndërtimi i stadiumit të ri në Suharekë, pritet të përfundojë brenda dy vite e gjysmë

Nis ndërtimi i stadiumit të ri në Suharekë, investim prej mbi 6 mijë ulësesh sipas standardeve të UEFA-s Në Suharekë ka nisur sot zyrtarisht ndërtimi

Agim Ademi: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës
FFK reagon në UEFA pas referimit ofendues nga Federata Spanjolle: Kosova është shtet, jo territor!
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Nuk ishte nata jonë, por ky ekip ka treguar se di të kthehet fuqishëm

Nis ndërtimi i stadiumit të ri në Suharekë, investim prej mbi 6 mijë ulësesh sipas standardeve të UEFA-s

Në Suharekë ka nisur sot zyrtarisht ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit, një projekt madhor për zhvillimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë. Gurthemeli u vendos në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Pamja e projektit

Pamja e projektit

Sipas të dhënave të prezantuara nga drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve të kategorisë 2+ të UEFA-s dhe do të ketë një kapacitet prej 6,518 ulësesh, me infrastrukturë moderne. Projekti, i cili është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pritet të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e fillimit të punimeve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se hapësira për ndërtimin e stadiumit është siguruar nga komuna dhe falënderoi ministrin Hajrulla Çeku për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Ky është një projekt që do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne. Hapësirën e kemi siguruar ne si Komunë e Suharekës. E falënderoj ministrin Hajrulla Çeku për bashkëpunimin dhe angazhimin. Së bashku kemi realizuar shumë projekte për qytetarët. Ne duhet të jemi bashkë, si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Komunë e Suharekës, sepse qytetarëve u duhet zhvillimi”, u shpreh Muharremaj.

Stadiumi i ri pritet të shërbejë si një qendër sportive për klubet vendore si FC Ballkani dhe FC Suhareka, si dhe për të gjitha ekipet e futbollit për meshkuj dhe femra në komunë, duke ofruar një hapësirë moderne për zhvillimin e sportit dhe komunitetit.