Një baba krenar dhe një trashëgimi që vazhdon

HomeSportet tjeraVolejboll

Një baba krenar dhe një trashëgimi që vazhdon

Vladimir Nikolov, pjesë e ekipit që fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 2006 dhe pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, nuk i fshehu

Michieletto shpallet MVP i Botërorit në Volejboll – katër italianë në Dream Team
Aleksandar Nikolov çon Bullgarinë në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2006
Me prindërit në tribunë, Aleksandar Nikolov shkëlqen dhe çon Bullgarinë në finalen historike

Vladimir Nikolov, pjesë e ekipit që fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 2006 dhe pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, nuk i fshehu emocionet si baba dhe si legjendë e kombëtares.

“Jam krenar për ekipin e Bullgarisë — jo vetëm për fëmijët e mi. Jam krenar sepse punuan shumë, ëndërruan fort, dhe ia dolën. Kjo finale është ndoshta arritja më e madhe deri tani për ta”, u shpreh ai.

Pas përfundimit të ndeshjes, Aleksandar dhe Moni përqafuan me mall nënën e tyre në parket, duke ndarë një moment emocional që bëri xhiron e rrjeteve sociale.

“Ishte diçka shumë e veçantë, sepse na surprizuan. Nuk e dija që do të vinin. Jam i lumtur që patën mundësinë të na shohin drejtpërdrejt në këtë ndeshje. Për mua është ndoshta loja më e rëndësishme dhe më e mirë e jetës sime”, – tha Aleksandar.

Moni: “Prindërit meritojnë gjithë meritën”

Organizatori i ekipit, Moni Nikolov, i cili regjistroi 43 pasime të shkëlqyera dhe shënoi 9 pikë, theksoi rëndësinë e mbështetjes familjare në suksesin e tyre.

“Shpresoj që babai dhe nëna të ndihen krenarë për ekipin, për ne, veçanërisht për mua dhe vëllain, sepse ata na kanë rritur dhe formuar që të jemi këtu ku jemi sot. Ata meritojnë shumë mirënjohje.”

“Ëndrrat nisën kur u eliminua Brazili”

Në prag të finales së madhe, ku Bullgaria do të përballet me kampionen në fuqi Itali, Vladimir i kërkoi djemve dhe të gjithë skuadrës të japin gjithçka në fushë për të shkruar historinë.

“Kam pasur një karrierë të suksesshme, por kurrë nuk kam pasur mundësinë të luaj në një finale Botërori. Kështu që kjo është diçka shumë e veçantë për mua”, – tha ai.

“Jemi shumë të lumtur. Ky Kampionat ishte i çuditshëm, sepse sot në botë ka të paktën pesë ekipe më të forta se Bullgaria: Italia, Franca, Polonia, Brazili dhe Japonia. Tre prej tyre nuk janë këtu. Kur Brazili u eliminua, ne nisëm të ëndërrojmë.”