Palestina do të luajë miqësore në Bilbao për viktimat në Gaza

HomeFutboll Internacional

Palestina do të luajë miqësore në Bilbao për viktimat në Gaza

Ekipi kombëtar i Palestinës do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Bilbao gjatë muajit nëntor, në nderim të viktimave të gjenocidit në Gaza. Sfida ës

PSG dhe Barcelona: Një histori e përbashkët që ushqen një rivalitet modern
Spanja turpëron Turqinë me rezultat tenistik në Konya!
Superkompjuteri: Manchester United rrezikon rënien nga Premierliga

Ekipi kombëtar i Palestinës do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Bilbao gjatë muajit nëntor, në nderim të viktimave të gjenocidit në Gaza.

Sfida është planifikuar të luhet më 15 nëntor në stadiumin “San Mames”, kundër përfaqësueses baske – ekip që nuk njihet nga FIFA si kombëtar zyrtar. Organizimi i takimit po bëhet nga Federata e Futbollit Bask dhe ajo Palestinase.

Lajmi ka ngjallur entuziazëm në Autoritetin Palestinez, ndërsa ndeshja do t’i kushtohet kujtimit të viktimave të konfliktit në Rripin e Gazës.

Mbështetja për Palestinën është reflektuar edhe më herët në futbollin spanjoll. Gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, tifozët e Athletic Bilbaos shpalosën një pankartë me flamurin palestinez dhe mesazhin: “Do të jemi me ju nga sot deri në ditën e fundit”.

Ndërkohë, qëndrimet politike në Spanjë mbeten të ndara. Qeveria spanjolle ka dënuar publikisht veprimet ushtarake të Izraelit, por disa rajone – përfshirë Madridin – kanë ndaluar shfaqjen e flamujve palestinezë në shkolla dhe stadiume. Flamujt palestinezë u hoqën madje edhe nga hyrja e stadiumit “Santiago Bernabeu” para ndeshjes mes Real Madridit dhe Olympique Marseille.

Ngjarjet sportive në Spanjë po shndërrohen gjithnjë e më shumë në hapësirë për shprehje politike, duke reflektuar tensionet e situatës në rajon.