Polaku, Szymon Marciniak do të gjykojë ndeshjen Zvicër – Kosovë

HomeKombëtaretKosova

Polaku, Szymon Marciniak do të gjykojë ndeshjen Zvicër – Kosovë

Përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, do të gjykohet nga arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak. Nde

Çfarë shkruan mediat e Zvicrës për vendimin e Albian Hajdarit që ta përfaqësojë Kosovën
Dardanët po vazhdojnë përgatitjet për sfidën ndaj Zvicrës në kualifikueset e Botërorit 2026
Zvicra deklason Kosovën me rezultat të thellë 4-0

Përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, do të gjykohet nga arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak. Ndeshja zhvillohet të premten, më 5 shtator, në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit, me fillim nga ora 20:45.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka caktuar Marciniak si kryesor i kësaj sfide, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombësit Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Zvicër, ku synon të nisë me rezultat pozitiv rrugëtimin në grupin e kualifikimeve.

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë në Bazel