Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:15, zhvillohet derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon në Superligën e Kosovës. Prishtina dhe Pris
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:15, zhvillohet derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon në Superligën e Kosovës. Prishtina dhe Prishtina e Re përballen në një sfidë që pritet të sjellë emocion dhe rivalitet të lartë.
Prishtina – Prishtina e Re 2-0
Mbyllet ndeshja
90′ Pesë minuta lojë shtesë ka dhënë gjyqtari Alban Shala.
85′ Gjilbrim Taipi provon një gol me një gjuajtje “alla-Totti”, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
75′ Blendi Baftiu me rast tjetër të mirë, por nuk qëllon portën.
69′ GOOOOOOL! Prishtina shton epërsinë. Blend Baftiu shënon pas asistimit të Ardian Mujës.
52′ Prishtina e Re mbetet pa një lojtar. Adrian Rudaj merr karton të kuq, pas rishikimit të VAR.
47′ Astrit Berisha futet në lojë, rrezikon menjëherë portën e Altin Gjokajt. Skuadra e Shpëtim Babajt në sulm.
45′ Mbyllet pjesa e parë
37′ Prishtina e Re me super rast, Fazliu del i vetëm me Gjokajn, portier mbron.
35′ Prishtina i afrohet golit të dytë. Taipi gjuan fuqishëm, pak jashtë porte.
17′ GOOOOOL! Prishtina zhbllokon rezultatin, Saletic harkon, Ilievski me kokë shënon për 1-0.
11′ Iliveski shpejti del në kundërsulm, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja.
10′ Prishtina e Re provon me një goditje dënimi, gjuajtja e Hasajnt bllokohet nga mbrojtja.
6′ Valmir Veliu në rast të mirë, por vonohet të gjuaj i vetëm me Smakiqin, ku një mbrojtës e largoi topin nga pas.
Formacionet e të të dyja skuadrave:


