Prizreni shkruan historinë: Fitorja e parë në Ligën e Parë, Bakaj kritikon gjyqtarët

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Prizreni shkruan historinë: Fitorja e parë në Ligën e Parë, Bakaj kritikon gjyqtarët

Klubi i ri FC Prizreni, i themeluar nga ish-futbollisti i Lirisë, Bekim Bakaj, ka arritur të regjistrojë fitoren e parë historike në Ligën e Parë, duk

TABELA: Java e 9-të trondit renditjen në Ligën e Parë – gara ngushtohet në krye
Edhe një dorëheqje: Fisnik Papuqi largohet nga Besa e Pejës
Lëvizje te Gjilani: Bekim Isufi favorit për pankinën, Gega në skenë

Klubi i ri FC Prizreni, i themeluar nga ish-futbollisti i Lirisë, Bekim Bakaj, ka arritur të regjistrojë fitoren e parë historike në Ligën e Parë, duke mposhtur Dinamon e favorizuar dhe duke i shkaktuar asaj humbjen e parë këtë edicion.

Pas ndeshjes, trajneri Bakaj foli për Kërlaçkin, ku përveç gëzimit për suksesin, shfaqi edhe pakënaqësi ndaj gjykimit:

“Ndeshja ndaj Dinamos ishte shumë e luftuar. Udhëhoqëm 1-0, por në minutën e 86-të u akordua një penallti e dyshimtë, e cila u përsërit me vendim të gjyqtarit anësor pas pritjes së parë të portierit tonë. Nga ajo Dinamo barazoi. Gjatë gjithë ndeshjes ne dominuam, krijuam raste të pastra, por shpesh fati dhe pritjet e portierit kundërshtar na ndaluan. Megjithatë, djemtë treguan karakter dhe arritën golin e fitores në minutat shtesë.”

Më tej, ai shtoi se skuadra po e paguan ende mungesën e përvojës, por beson në cilësinë që ka grupi:

“Jemi fillestarë në këtë ligë, por realisht e shoh ekipin në pjesën e sipërme të tabelës. Kemi lojtarë cilësorë, na duhet vetëm vetëbesimi. Liga është shumë e baraspeshuar, çdo ekip mund ta mundë tjetrin, ndaj do të ketë shumë rezultate befasuese.”

Në javën e 9-të, Prizreni udhëton në Pejë për t’u përballur me Rilindjen 1974.