Rashica drejt largimit nga Besiktas – klubet greke vihen pas tij

HomeKombëtaretKosova

Rashica drejt largimit nga Besiktas – klubet greke vihen pas tij

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi mbetet e paqartë, pasi klubi turk po kërkon ta shesë sulmuesin e Kosovës brenda javës së ardhshme. Afati kali

Amir Shaipi ka humubr vendin te Lugano, trajneri shpjegon pse ndodhi kjo
Zyrtare: Ernest Muçi transferohet te Trabzonspor – zbulohen detajet
Anis Mehmeti shkëlqen me gol dhe asist në fitoren bindëse të Bristol City

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi mbetet e paqartë, pasi klubi turk po kërkon ta shesë sulmuesin e Kosovës brenda javës së ardhshme.

Afati kalimtar i verës në Turqi dhe Greqi do të qëndrojë i hapur deri më 14 shtator, dhe disa ekipe greke kanë shprehur interes për sulmuesin e krahut.

Trajneri i ri i Besiktasit, Sergen Yalcin, nuk e llogarit Rashicën në planet e tij, dhe drejtuesit po shqyrtojnë ofertat për 29-vjeçarin.

Milot Rashica

Milot Rashica

Emrat e klubeve greke nuk janë bërë publik, por Besiktasi shpreson të gjejë një blerës edhe në Turqi, ku Rashica ka tërhequr interesim nga disa skuadra.

Rashica iu bashkua Besiktasit në vitin 2023 dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Me klubin turk, ai ka regjistruar 86 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 19 asistime.

Milot Rashica

Milot Rashica

Përveç Rashicës, Besiktasi po kërkon të realizojë edhe shitjen e futbollistit shqiptar, Ernest Muçi, si pjesë e planit për përforcimin e skuadrës dhe riorganizimin e ekipit.