Real Madrid bojkoton përsëri ceremoninë e “Topit të Artë”

HomeFutboll Internacional

Real Madrid bojkoton përsëri ceremoninë e “Topit të Artë”

Klubi i Real Madridit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimit “Topi i Artë”, e cila zhvillohet sonte në mbrëmje n

Formacionet: Real Madrid vs Marseille: Vinicius Jr në stol për hapjen e Ligës së Kampionëve
Real Madridi e mund me vështirësi Marseillen, falë dy penalltive të Mbappe!
Real Madridi reagon pas turpërimit nga Atletico, fiton thellë ndaj Almatyt me “het-trikun” e Mbappe

Klubi i Real Madridit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimit “Topi i Artë”, e cila zhvillohet sonte në mbrëmje në Paris.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka marrë vendimin që asnjë përfaqësues i Realit të mos udhëtojë drejt kryeqytetit francez.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Ky vendim vjen si pasojë e pakënaqësisë së thellë nga viti i kaluar, kur Vinicius Junior shihej si një nga favoritët për ta fituar çmimin prestigjioz, por në fund çmimi iu dha mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.

Për edicionin e sivjetshëm, Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit konsiderohet si favorit kryesor për të fituar “Topin e Artë”, ndërsa në garë është edhe ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal.