Rilindja 1974 arrin fitoren e dytë sezonale – Statovci: Kjo ishte për lojtarët

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Rilindja 1974 arrin fitoren e dytë sezonale – Statovci: Kjo ishte për lojtarët

Rilindja 1974 ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Parë, duke mposhtur 2 Korrikun dhe duke e lënë skuadrën kryeqytetase në fund të tabelës pa

Real Madridi e mund me vështirësi Marseillen, falë dy penalltive të Mbappe!
FFK zhvendos derbin Prishtina – Ballkani në Hajvali
Vjosa regjistron fitoren e parë në Ligën e Parë – Shala: Jemi vetëm në 40% të potencialit

Rilindja 1974 ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Parë, duke mposhtur 2 Korrikun dhe duke e lënë skuadrën kryeqytetase në fund të tabelës pa asnjë pikë pas shtatë xhirove të para. Ky ishte triumfi i dytë kampional për ekipin e drejtuar nga Faruk Statovci, që shpreson ta përdorë si pikë kthese për pjesën tjetër të kampionatit.

Pas ndeshjes, trajneri Statovci u shpreh për Kërlaçki:

“Një fitore në moment të mirë. Kjo ishte edhe për motivimin e lojtarëve. Në shumë ndeshje kemi luajtur mirë, por nuk kemi pasur fat, ndërsa në dy sfidat e fundit nuk kemi qenë në nivel. Kjo fitore është meritë e lojtarëve.”

Ai falënderoi futbollistët për angazhimin, duke theksuar se presioni i ka ndikuar, por cilësia e tyre është e padiskutueshme:

“I falënderoj për përkushtimin edhe pse kanë pasur presion, sepse e dinë që kanë shumë më shumë cilësi. Jam i gëzuar për futbollistët, pasi ata meritojnë më shumë.”

Në fund, Statovci shtoi se ky sukses duhet të shërbejë si shtysë për të ardhmen:

“Shpresoj që këto tri pikë dhe kjo fitore të na bëjnë mirë për vazhdimin e kampionatit.”