Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, që u jepe
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, që u jepet futbollistëve më të dalluar në elitën e futbollit kosovar.
Për javën e pestë të kampionatit, ky vlerësim i është dhënë Robert Rrahmanit, futbollist i SC Gjilanit, i cili me një paraqitje të shkëlqyer dhe golin vendimtar në ndeshjen kundër Ferizajt, siguroi tri pikë të rëndësishme për skuadrën e tij (0:1).
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Denis Isaja.
Rrahmani, pas pranimit të çmimit, u shpreh:
“Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur shumë mirë dhe qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve. Nuk kemi pasur si synim as lojën e bukur, as të dalim nga detyrat tona. Trajneri na e ka bërë të qartë që duhet të luftojmë vetëm për tri pikë.
Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime.
E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi”.

