Portugalia mori avantazhin në Grupin F të kualifikimeve për Botëror pas një fitoreje dramatike 3:2 ndaj Hungarisë në Budapest, duke forcuar shanset pë
Portugalia mori avantazhin në Grupin F të kualifikimeve për Botëror pas një fitoreje dramatike 3:2 ndaj Hungarisë në Budapest, duke forcuar shanset për t’u kualifikuar në një Botëror të shtatë radhazi.
Hungaria kaloi e para në avantazh me golin e Barnabás Varga, por Portugalia arriti të përmbysë rezultatin falë golit të Bernando Silva nga një prekje e fatit e João Cancelo dhe penalltisë së shndërruar nga Cristiano Ronaldo, i cili u bë golashënuesi më i mirë në kualifikimet për Botëror.
Varga barazoi për Hungarinë, por pak minuta më vonë Bernardo Silva dhe Cancelo vendosën rezultatin përfundimtar 3:2 për Portugalinë.
Me këtë fitore, Portugalia pozicionohet mirë në grup, ndërsa Hungaria mbetet me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve dhe do të duhet të fitojë ndaj Armenisë dhe Irlandës së Veriut për të mbajtur shpresat për play-off.

