Rosicky: Ka interesim të top-5 ligave evropiane për Rrahmanin, ai është i fortë!

HomeDiaspora

Rosicky: Ka interesim të top-5 ligave evropiane për Rrahmanin, ai është i fortë!

Ish-futbollisti i njohur çek, Tomash Rosicky, tashmë drejtor sportiv te Sparta Praga, ka folur për sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, në një intervis

Si provoi ish klubi ta kthente Albion Rrahmanin dhe cila ishte përgjigja e tij
Zvicra shpall listën për ndeshjet kundër Suedisë dhe Sllovenisë – Adrian Bajrami debuton, rikthehet Andi Zeqiri 
Shaqiri kthehet dhe flet për kohën te Interi: Ishte skuadra më e dobët të 15 viteve të fundit

Ish-futbollisti i njohur çek, Tomash Rosicky, tashmë drejtor sportiv te Sparta Praga, ka folur për sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit të premten.

Rrahmani, 25 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asistim në 14 ndeshjet e këtij edicioni, që pas bashkimit me ekipin çek verën e kaluar.

“Ai ka kaluar një sezon këtu, përjetuar situata të rëndësishme që nuk i kishte përjetuar më parë, dhe mendoj se ato e kanë bërë më të fortë. Ende jemi në një fazë ku kërkohet forcë fizike dhe agresivitet, por ai është i fortë.

Sezonin e kaluar prisnim më shumë nga ai dhe e pamë potencialin, por ai duhet të vazhdojë. Ka pasur interesim nga klube të top-5 ligave, por nuk ka pasur kurrë debat për largimin e tij,” tha Rosicky.

Rrahmani është bërë gjithashtu një element kyç te Kosova, me 17 ndeshje, pesë gola dhe dy asistime, përfshirë edhe takimet miqësore.