Sengun i papërmbajtshëm ndaj Serbisë së Jokiç – Turqia mbyll e para Grupin A

HomeBasketboll

Sengun i papërmbajtshëm ndaj Serbisë së Jokiç – Turqia mbyll e para Grupin A

Alperen Sengun udhëhoqi Turqinë drejt një fitoreje të madhe 95-90 ndaj Serbisë së Nikola Jokiç, duke siguruar vendin e parë në Grupin A dhe një përbal

Luka Donçiç dominoi, Giannis dhe Avdija në ndjekje: si performuan yjet e NBA në Eurobasket 2025 
Greqia dhe Giannis në gjysmëfinale pas 16 vitesh – kot dubl-dubli i Valançiunas
Bosnja eliminohet nga Polonia, emocionet në zonën mikse mes Nurkiç dhe Roberson

Alperen Sengun udhëhoqi Turqinë drejt një fitoreje të madhe 95-90 ndaj Serbisë së Nikola Jokiç, duke siguruar vendin e parë në Grupin A dhe një përballje me Suedinë në fazën me eliminim direkt.

TUR-SRB

TUR-SRB

Ylli i Houston Rockets ishte spektakolar, duke realizuar 28 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime – vetëm dy pasime larg një triple-double të plotë. Në duelin e qendrave më të mirë të Europës, Sengun e la në hije Jokic-in, i cili përfundoi ndeshjen me 22 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime për Serbinë.

Me këtë fitore, Turqia e mbyll fazën e grupeve me bilanc pozitiv dhe moral të lartë për fazën tjetër të turneut. Në tetën e finales takohet me Suedinë, ndërsa Serbia me Finlandën e Edon Maxhunit.

Tabela

Tabela