Shkupi në krizë të thellë, “Shvercerat” protestojnë pas humbjes në derbin e qytetit

HomeFutboll VendiLiga 1 RV Maqedonisë

Shkupi në krizë të thellë, “Shvercerat” protestojnë pas humbjes në derbin e qytetit

FC Shkupi vazhdon periudhën më të vështirë të viteve të fundit, duke regjistruar humbjen e shtatë radhazi në kampionat. Në derbin e Shkupit, skuadra s

Nuhiu para sfidës me Drenicën: Pres vazhdim të formës së mirë, kërkoj më shumë përqendrim
Statistikat flasin – Ardian Nuhiu trajneri me rezultatet më të dobëta në vitet e fundit te Gjilani
Abissnet Superiore – Java e 5-të sjell duele të forta dhe sfida me peshë

FC Shkupi vazhdon periudhën më të vështirë të viteve të fundit, duke regjistruar humbjen e shtatë radhazi në kampionat. Në derbin e Shkupit, skuadra shqiptare u mposht 0-2 nga Makedonija Gj.P., duke thelluar krizën sportive, financiare dhe organizative.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e zjarrtë të klubit, “Shvercerat”, shprehën pakënaqësinë e tyre duke u kërkuar lojtarëve të heqin fanellat në shenjë proteste. Ky akt simbolik pasqyron zhgënjimin e madh të mbështetësve, të cilët nuk po pajtohen me gjendjen aktuale të klubit.

Shkupi, dikur një nga skuadrat më stabile të elitës së futbollit maqedonas, gjendet sot në vendin e fundit pa asnjë pikë pas shtatë javësh, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në elitë. Tifozët kërkojnë ndryshime urgjente për ta rikthyer klubin në rrugën e duhur.

Shvercerat