Shqipëria fiton miqësoren ndaj Gjibraltarit, Asani vendos me penallti

HomeKombëtaretShqipëria

Shqipëria fiton miqësoren ndaj Gjibraltarit, Asani vendos me penallti

Kombëtarja shqiptare ka dalë me fitore nga sfida miqësore ndaj Gjibraltarit, e zhvilluar në stadiumin “Europa Point”. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat

Serbia nuk do të presë Shqipërinë në Beograd – shpërthejnë reagimet në media opozitare
Sylvinho pas zgjedhjes së Bajramit për Zvicrën: Nuk ndihem fajtor, i uroj fat – e ndihmova që nga Benfica
Katër debutime për Kombëtaren në sfidën ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare ka dalë me fitore nga sfida miqësore ndaj Gjibraltarit, e zhvilluar në stadiumin “Europa Point”. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0, falë një goli të realizuar nga Jasir Asani nga pika e bardhë.

Ndeshja u shfrytëzua  nga trajneri Silvinjo për të eksperimentuar me formacionin dhe për të dhënë minuta lojtarëve që kishin pasur më pak hapësira. Pavarësisht ritmit jo shumë të lartë, Shqipëria dominoi territorialisht dhe krijoi disa raste të rrezikshme, sidomos në pjesën e dytë.

Goli i vetëm i takimit erdhi pas një aksioni nga krahu i djathtë, ku një ndërhyrje me dorë nga mbrojtja vendase u ndëshkua me penallti. Asani mori përgjegjësinë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.

Përveç golit, kuqezinjtë patën edhe disa tentativa të tjera të rrezikshme, përfshirë një goditje të Berishës që u përplas në traversë dhe një tjetër gol të anuluar për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Shqipëria mbyll me sukses këtë test miqësor dhe tashmë përqendrohet te sfida e radhës zyrtare, ku synohet vazhdimësia e rezultateve pozitive.