Shqipëria është ngjitur për dy vende në renditjen e re të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit, duke u renditur në pozitën e 66-të. E udhëhequr nga Sylvi
Shqipëria është ngjitur për dy vende në renditjen e re të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit, duke u renditur në pozitën e 66-të.
E udhëhequr nga Sylvinho, kombëtarja kuqezi i fitoi të dyja sfidat e muajit. Më 4 shtator, mposhti Gjibraltarin 0:1 në miqësore, ndërsa pesë ditë më vonë triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Letonisë në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Anglia kryeson grupin me 15 pikë, Shqipëria renditet e dyta me 8, Serbia është e treta me 7 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Letonia dhe Andorra mbyllin tabelën me 4 respektivisht 0 pikë.
Sfida e radhës për kuqezinjtë zhvillohet më 11 tetor në Leskovc, ku do të përballen me Serbinë.

