Skuadrat turke katastrofë në Evropë, Galatasaray ka fituar vetëm 1 nga 18 ndeshjet e fundit

HomeFutboll Internacional

Skuadrat turke katastrofë në Evropë, Galatasaray ka fituar vetëm 1 nga 18 ndeshjet e fundit

Galatasaray e nisi keq fushatën e re në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur thellë 5-1 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen hapëse të faz

Liverpool përballet me një atmosferë të nxehtë në Turqi
City lehtësisht ndaj Napolit, Barcelona fiton me vështirësi, Frankfurt shkatërron Galatasarayn, Sporting dominon Kairatin
S’ka ëmbëlsirë turke për Liverpoolin, Galata feston me Osimhen

Galatasaray e nisi keq fushatën e re në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur thellë 5-1 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve.

Kjo disfatë thellon krizën e klubit turk në arenën evropiane, përcjellë “Kërlaçki”.

“Aslanët” kanë regjistruar vetëm një fitore në 18 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke barazuar pesë herë dhe pësuar 11 humbje. Po ashtu, Galatasaray nuk ka shënuar fitore në shtatë takimet e fundit evropiane, përfshirë edhe ato në Ligën e Evropës.

Veçanërisht problematike mbeten përballjet jashtë fushe.

Skuadra nga Stambolli nuk ka arritur të fitojë në 10 ndeshjet e fundit evropiane në transfertë, me fitoren e fundit që daton nga sezoni 2023-24 në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

Gjatë kësaj periudhe, Galatasaray ka realizuar 12 gola, por ka pësuar plot 26, duke nxjerrë në pah brishtësinë e mbrojtjes së saj.