Sot dita e fundit e afatit kalimtar në Kosovë

HomeFutboll VendiAlbi Mall Superliga

Sot dita e fundit e afatit kalimtar në Kosovë

Për Ligën e Dytë, futbollin e femrave dhe kategoritë e reja, afati do të vazhdojë deri më 15 shtator. Deri më tani janë konfirmuar dy huazime nga Pris

FC Drita sot nis aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës
Lavdim Pireva kritikon Dritën dhe Dukagjinin: Nuk pati luftë për pikë!
Fund dramatik në Skenderaj – Malisheva përmbys Drenicën, Prishtina dhe Drita tregojnë forcën

Për Ligën e Dytë, futbollin e femrave dhe kategoritë e reja, afati do të vazhdojë deri më 15 shtator.

Deri më tani janë konfirmuar dy huazime nga Prishtina: Ardi Ajdini në Lirinë e Prizrenit dhe Drin Bajraktari në Vushtrri.

Ndërsa te Drita, ashtu edhe te Prishtina, zyrtarë të të dy klubeve kanë pohuar për Kërlaçki se ende po shqyrtohet mundësia e ndonjë lëvizjeje deri në orën 24:00, kur edhe skadon afati, por pa dhënë emra konkretë. Për kampionët aktual është përmendur në mediet tjera që janë afër futbollistit me përvojë, qendërmbrojtësit (25) Jorgo Pëllumbi që së fundi ishte pjese e Debrecen të Hungarisë

Mbetet të shihet nëse ndonjë nga këto dy skuadra do të befasojë me prurje të reja, ndërsa Kërlaçki nuk ka informata për lëvizjet në klubet tjera.