Start i fuqishëm në Superligën për femra në volejboll

HomeSportet tjeraVolejboll

Start i fuqishëm në Superligën për femra në volejboll

Raiffeisen Superliga A për femra ka nisur me dominim të skuadrave mysafire dhe paraqitje solide të pretendentëve në javën e parë. Katër nga pesë sfida

Superliga në Volejboll nis me spektakël
Trajnerë kosovarë pjesë e Konventës së Trajnerëve të CEV në Kroaci
Zgjedhjet komunale shtyjnë nisjen e kampionateve sportive në salla

Raiffeisen Superliga A për femra ka nisur me dominim të skuadrave mysafire dhe paraqitje solide të pretendentëve në javën e parë. Katër nga pesë sfidat përfunduan me fitore 3:0 ose 3:1, ndërsa ndeshjet treguan se gara do të jetë e fortë dhe e balancuar këtë sezon. Skënderaj, Prishtina ‘75, Ferizaj dhe FER Volley nisin me tre pikë të plota.

Skënderaj përmbys në Gjakovë dhe nis me tre pikë

Vëllaznimi 1:3 Skënderaj
Setet: 25:21, 19:25, 27:29, 19:25

Skuadra e Skënderajt e nisi me sukses sezonin e ri, duke fituar si mysafire në Gjakovë. Vëllaznimi e fitoi setin e parë 25:21 dhe krijoi përshtypjen e një nisjeje të mbarë, por vajzat nga Skënderaj reaguan fuqishëm. Me një lojë më të organizuar, ato fituan tre setet pasuese, përfshirë një set dramatik të tretë me 29:27, dhe mbyllën ndeshjen 3:1, duke marrë një fitore të merituar në transfertë.


Prishtina ‘75 e nis sezonin me fitore të pastër

Prishtina ‘75 3:0 Gjinoci
Setet: 25:21, 25:22, 25:21

Një paraqitje solide e Prishtinës ‘75 në kryeqytet siguroi fitoren e parë sezonale ndaj Gjinocit. Edhe pse setet ishin të ngushta në rezultat, vendaset treguan përqendrim dhe ekuilibër në fazat vendimtare. Me një lojë të balancuar dhe efikase, Prishtina ‘75 mori tri pikët pa humbur asnjë set, duke sinjalizuar formë të mirë në nisje të kampionatit.


Ferizaj dominon ndaj Fushë Kosovës

Ferizaj 3:0 Fushë Kosova
Setet: 25:22, 25:15, 25:16

Ferizaj ka nisur sezonin me një paraqitje të fortë në shtëpi, duke fituar me rezultat të pastër 3:0 ndaj Fushë Kosovës. Pas një seti të parë të luftuar, vendaset morën kontrollin e lojës dhe nuk lanë hapësirë për surpriza. Me lojë efikase në sulm dhe mbrojtje të organizuar, Ferizaj siguroi fitoren dhe tri pikët e para të sezonit.


FER Volley e mbyll javën me fitore të vlefshme në Gjilan

 Drita 1:3 FER Volley

FER Volley ka marrë një fitore të rëndësishme në startin e Superligës, duke mposhtur Dritën në Gjilan me rezultat 3:1. Ekipi tregoi disiplinë dhe qetësi në momentet kyçe të ndeshjes, duke menaxhuar me maturi lojën dhe duke e nisur sezonin me moral të lartë. Kjo fitore e jashtëzakonshme në transfertë është sinjal i ambicieve të skuadrës për këtë edicion të gjatë dhe sfidues. Ndërsa kjo ndeshje pritet të regjistrohet 0:3 për ferizajaset pasi që skuadra vendase kishte një lojtare me procedurë të papërfunduar regjistrimi.


REZULTATET – JAVA E PARË (FEMRAT)

  • Vëllaznimi 1:3 Skënderaj
    (25:21, 19:25, 27:29, 19:25)

  • Prishtina ‘75 3:0 Gjinoci
    (25:21, 25:22, 25:21)

  • Ferizaj 3:0 Fushë Kosova
    (25:22, 25:15, 25:16)

  • Drita 1:3 FER Volley