Statistikat: Kosova – Zvicra

HomeKombëtaretKosova

Statistikat: Kosova – Zvicra

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku përballë saj do të jetë Zvicra, një kundërs

Akanji para sfidës me Kosovën: Nuk është kundërshtar i lehtë, por ne kemi skuadrën më të fortë
Franco Foda diplomat në përgjigjen se si kishte vendoru për Ilir Krasniqin pas lëndimit në nxemje të Baton Zabërgjës
Suedia kërkon reagim pas humbjes ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku përballë saj do të jetë Zvicra, një kundërshtar me të cilin tashmë është krijuar një histori e veçantë përballjesh.

‘Dardanët’, të drejtuar nga Franco Foda, kanë udhëtuar drejt Bazelit pa disa nga yjet kryesorë – si Edon Zhegrova dhe Milot Rashica – por me ambicien e qartë për të vazhduar serinë pozitive ndaj helvetikëve.

Deri më tani, Kosova dhe Zvicra janë përballur tre herë dhe asnjëherë helvetikët nuk kanë arritur të fitojnë. Statistika që i jep Kosovës epitetin e një “arre të fortë” për rivalin e sotëm.

Takimi i parë u luajt në mars të vitit 2022, një miqësore në Cyrih që u mbyll në barazim 1-1. Dy ndeshjet e tjera erdhën në kualifikimet për Euro 2024. Në Prishtinë, më 9 shtator, spektakli përfundoi 2-2 falë dopietës së Vedat Muriqit. Ndeshja e kthimit në Bazel mbaroi po ashtu në paqe, 1-1, me golin e vetëm të Kosovës të shënuar nga Muhamet Hyseni.

Të tre rezultatet e barabarta kanë krijuar bindjen se Kosova është një kundërshtar i vështirë për Zvicrën, pavarësisht diferencave në eksperiencë dhe cilësi. Përballja e sotme në “St. Jakob-Park” shihet si një test i madh për Kosovën, e cila kërkon të niset me pikë në një grup ku çdo rezultat mund të peshojë rëndë në garën për Botërorin.